Hodhi “baltë” mbi Shqipërinë, tifozët armenë duan kokën e tij!

0

Presidenti i federatës armene, Hayrapetian, është i mbuluar me skandale, që nisin që nga koha kur ishte deputet. Sipërmarrës kërcënues dhe hakmarrës…

Anton Cicani
“Eshtë bërë një tradhti kombëtare…”. Me këtë fjali, presidenti i federatës armene të futbollit, Hayrapetian, kishte hedhur baltë mbi kualifikimin historik të Shqipërisë në Europianin Francë 2016, duke vazhduar mendimin e tij se disa futbollistë kanë toleruar në sfidën e luajtur në Erevan, teksa do të shonte ditë më pas se “nuk kam thënë që u shit, por thjesht thashë që u konsumua një tradhti. Nëse lojtarët të thonë përpara një ndeshje miqësore me Francën që s’duan të luajnë, kjo është tradhti”.
Por, kaq ka mjaftuar që të vijë reagimi i Mikitarianit në fillim, si kapiten, “kemi sakrifikuar edhe shëndetin kur s’ka qenë e nevojshme dhe s’mund të pranojmë akuzat” dhe më pas ai i FAF (First Armenian Front), që është tifogrupi i organizuar. Ato kanë dalë në rrugë dhe kërkojnë kokën e presidentit të federatës armene, që sipas opinionit ndikon vazhdimisht në përzgjedhjen e futbollistëve dhe që kurrë s’ka zgjedhur një trajner të njohur. Kjo ka sjellë edhe rezultatet e dobëta, teksa presidenti është shprehur se motivi i vetëm që do të jepte dorëheqjen është në rast se nuk vjen kualifikimi në Kupën e Botës 2018, në Rusi.
Hayrapetian është sipërmarrës besnik i pushtetit të presidentit Sarkisian. Në të shkuarën është akuzuar për një sërë kërcënimesh dhe sulmesh ndaj grupeve të opozitës dhe aktivitstëve, ndërsa në 2012 la mandatin si deputet pas vdekjes së një mjeku të ushtrisë, që u rrah për vdekje nga stafi i një restoranti në pronësi të tij. Hayrapetian gjithashtu akuzohet se ka rrahur një mjek dhe një lojtar të Pyunik, skuadër futbolli që kontrollohet nga ai.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here