Hoakim Lëv: Ja çfarë nuk ia fal dot Ozilit!

Fakti që Mesut Ozil nuk e lajmëroi Hoakim Lëv për vendimin e marrë për t’u tërhequr nga kombëtarja gjermane, i ka lënë një shije të hidhur trajnerit të Gjermanisë.

29-vjeçari i Arsenalit vendosi të tërhiqej nga kombëtarja, duke akuzuar për racizëm dhe mos respektim të tij, për shkak të origjinës turke. Trajneri është zhgënjyer në planin human dhe nuk ia fal lojtarit diçka të tillë.

“Prisja të më telefononte personalisht dhe të ma tregonte vendimin që kishte marrë. Për këtë shkak jam i zhgënjyer me Ozil në aspektin human, sepse kemi qenë bashkë prej shumë vitesh”, u shpreh Lëv për “ZDF”, mbas ndeshjes miqësore me Francën. Megjithatë, trajneri nuk dëshiron t’ia mbyllë derën përfundimisht mesfushorit.

“Do të marr përsëri iniciativën për ta telefonuar”, shprehet Hoakim Lëv. Çështjes në fjalë i është rikthyer dhe mbrojtësi i Bajernit të Mynihut, Mats Humels, i cili nuk e besoi se foto e bërë nga Ozil dhe Gundogan me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, do të krijonte aq shumë polemika.

“E diskutuam brenda ekipit, por nuk ma mori mendja që do të kishte ndikim aq të madh në performancat tona, sa ndikoi në të vërtetë. Mendoj që kjo ishte gjëja e gabuar”, përfundon Mats Humels.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *