“Hmmm, botë qesharake”/ Solomon i dëshpëruar para Tiranës: Më gjykoni dhe urreni për gabimet, nuk jam perfekt

Solomon vazhdon të mbetet në qendër të kritikave pas gabimit fatal që ka bërë ndaj Bylisit, duke i kushtuar shumë në atë barazim me rezultatin 2-2 ndaj Partizanit. Reagimin e marrë dhe përgjegjësinë mbi supe e ndien ende edhe vetë lojtari, që para derbit, nuk po e përballon në mënyrën më të mirë. Herë pas here janë rrjetet sociale ku Solomon gjen veten për t’u shprehur, nëpërmjet thënieve dhe shprehjeve të ndryshme, për të treguar gjendjen e tij.

“Unë nuk jam perfekt, jam vetëm një njeriu si të gjithë ju që përpiqet të bëj atë që dëshiron më shumë. Nuk e kuptoni dhimbjen time dhe se çfarë kam kaluar. Tani më gjykoni dhe urreni mua për gabimet e bëra. Hmmm, botë qesharake”, shkruan Solomon. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *