Historitë e dashurisë i zgjasin pak, Guardiola do të largohet nga Manchester City

Në mediat angleze është duke u përfolur se Pep Guardiola po diskuton me Manchester Cityn për të gjetur një marrëveshje dhe zgjidhje për largimin e tij para 2021, kur i skadon edhe kontrata. Kjo varet edhe nga vazhdimësia në javët e ardhshme, për të parë sesi “qytetarët” do të vazhdojnë rrugën në kampionat dhe “Champions League”.

Por nuk ka asnjë surprizë duke parë punën e Guardiolës. Kudo ka shkuar, nuk ka qendruar për shumë kohë të gjatë. Ndoshta uji kur rri në një vend, nuk është i mirë. Me këtë parim ecën Guardiola, që edhe në konferencën për shtyp pak ditë më parë, në vend të Manchester City përmendi Bajernin. Një gabim jo edhe aq i rastësishëm, pasi mendja e Guardiolës ka nisur të largohet nga Anglia. /Sport Ekspres/