Historike, Spali kthehet në Serinë A

0

Plot 49 vjet pritje dhe Spali është kthyer në Serinë A.

Një festë e madhe në Terni, aty ku Spali u mund 2-1 nga Ternana, por ndërkohë mori lajmin se Frozinone u mund në Benevento. Ishte lajmi që duhej, sepse tashmë Spali nuk mund të kapet më nga vendi i tretë, që shkon në play-off.

Një gëzim i paparë për tifozët e Spalit, një det tifozësh bardhekaltër, si në Terni, ashtu edhe në Ferrara.

Ishte humbja më e ëmbël ajo në Terni, sepse Spal ka zhvilluar një sezon të madh, matanë çdo parashikimi. U kthye këtë sezon në Serinë B dhe nuk e mendonte askush se mund të pretendonte gjëra kaq të mëdha, por pak nga skuadra e drejtuar nga Sempliçi filloi të shihte nga mesi i tabelës, më pas nga zona play-off dhe kur pa se Veronës e Frozinones po u merreshin këmbët, i dha gaz dhe në sprintin final triumfoi, me 21 fitore në 41 ndeshje dhe me sulmin më të mirë të kampionatit, si asnjë skuadër tjetër në B.

Heronjtë e Spalit janë të shumtë, duke nisur nga presidenca dhe drejtuesit e klubit e duke vazhduar me trajnerin Leonardo Sempliçi, në drejtim që prej dhjetorit 2014.

Portieri Aleks Meret, i huazuar nga Udineze, është tashmë pjesë e kombëtares italiane, edhe pse vetëm 20 vjeç.

Mirko Antenuçi është lideri i sulmit, me 18 gola në 36 ndeshje, duke kurorëzuar një karrierë “endacaku”, mes Serisë A e B dhe dy sezone te Lidsi në Angli.

Paskuale Skiatarela ishte një nga përforcimet më të mira të sezonit, me mesfushorin e ardhur nga Latina që ka shënuar 3 gola e ka dhënë 7 asiste për gol.

Mmbrojtësi Nikolas Xhani dhe esfushorët Manuel Laxari e Luka Mora janë konfirmuar liderë, ashtu si vjet në Lega Pro, ndërsa mbrojtësi 22-vjeçar Françesko Vikari ka rezultuar një tjetër blerje e madhe nga Novara. Edhe Mariano Arini, i marrë në verë nga Avelino, ishte një tjerr goditje perfekte në mesfushë, ashtu si mbrojtësi Mikele Kremonezi, i marrë nga Krotone.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here