Historike! Një arbitre femër gjykon finalen e Superkupës së Europës

Me datë 14 gusht, do të luhet Superkupa e Europës mes Liverpulit dhe Çelsit. Të kuqtë e drejtuar nga Jurgen Klop u shpallën kampionë të Champions League, ndërsa Çelsi mposhti Arsenalin në finalen e Europa League.

Ky duel do të gjykohet nga një arbitër femër. Gjyqtarja është Stefani Frapart, e cila është futur në histori, duke u bërë e para abitre femër që do të drejtojë Superkupën e Europës. Frapart drejtoi dhe finalen e Kupës së Botës për femra këtë verë mes Holandës dhe SHBA-së.

36-vjeçarja franceze do të ketë dy asistente femra:  Manuela Nikolosi dhe Mishell Onill. Gynej Çakir do të jetë arbitri i katërt, ndërsa italiani Masimiliano Irrati do të jetë në dhomën e VAR-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *