Historike, në Ligue 1 do të arbitrojë një gjyqtare femër

Për herë të parë në historinë e kampionatit Ligue 1 në Francë, do të arbitrojë një gjyqtare femër. Federata Franceze e Futbollit ka deklaruar se Stefanie Frapart do të arbitrojë sfidën mes Amiens dhe Strasburg.

Frapart është arbitre e FIFA-s, vetëm 35-vjeçe e 139 ditë. Gjyqtarja Frapart ishte gjithashtu arbitrja e parë femër që vuri drejtësinë në Ligue 2, më pas drejtoi 6 ndeshje të Kupës së Francës, si dhe disa ndeshje në futbollin e femrave.

Stefanie Frapart po përgatitet gjithashtu edhe për kampionatin botëror të femrave, që do të luhet në Francë gjatë vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *