HISTORIKE | Kosova “shpartallon” Azerbajxhanin, “dardanët” synojnë Europianin (Video)

0

Kosova ka arritur që të shpartallojë Azerbajxhanin në impiantin “Fadil Vokrri” dje në mbrëmje, duke regjistruar një rezultat të pastër 4-0. Arbër Zeneli ishte i papërmbajtshëm duke shënuar tre herë në portën e mysafirëve. Edhe Amir Rrahmani shënoi emrin e tij në listën e shënuesve, duke treguar dhe një herë se mund të bëjë mirë jo vetëm në mbrojtje, por të ndihmojë edhe në sulm në momente të caktuara. Një ndeshje e madhe në një stadium të tejmbushur, ndonëse u luajt në kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe aspak favorizuese për tifozerinë.

Me këtë sukses Kosova arrin që të fitojë grupin e tretë në Ligën D me 14 pikë, duke dominuar në çdo aspekt ndaj kundërshtarëve të saj. Skuadra e Shaland synon që të arrijë kualifikimin në Europian, duke shfrytëzuar skemën e Ligës së Kombeve. Kosova është vetëm 2 ndeshje larg Europianit, ku do i duhet që të matë forcat me Maqedoninë në gjysmëfinale fillimisht, me ndeshjen që do të luhet pas kualifikuesve të Euro 2020.

Kosova është një nga dy skuadrat e vetme që nuk e ka provuar shijen e humbjes në vitin 2018, ku veç tyre diçka të tillë e ka arritur dhe Rumania. Një rekord më vete, për një skuadër që ka një moshë mesatare mjaft të re dhe me pak eksperiencë.

“Dardanët” edicionin e ardhshëm të Ligës së kombeve do të jenë në Ligën C, por njëkohësisht do të jenë një vazo më lart në kualifikueset e Kampionatit Europian. Duke parë paraqitjen e tyre në dy ndeshjet e fundit, ku kanë shënuar plot 9 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë, ata kanë shanse reale që të jenë në Europianin e vitit 2020.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.