Historike: Eklent Kaçi, numri një në botë!

Eklent Kaçi është një nga bilardistët më të mirë në botë. Në Shqipëri ka fituar pafund trofe dhe tanimë po korr suksese në arenën ndërkombëtare, duke fituar turne të rëndësishëm. Rezultatet e tij bënë që të arrinte deri në vendin e tretë në renditjen botërore.

Së fundmi, pas sukseseve të arritura gjatë këtij viti, bilardisti kurbinas ka arritur të ngjitet në majë. Sot renditet i pari në botë, teksa ka parakaluar filipinasin Karlos Biado. WPA (Federata Botërore e Bilardos) ka publikuar renditjen dhe Kaçi tashmë kryeson.

“Ëndrra ime më e madhe, për t’u bërë numri një në botë në WPA, bëhet realitet”, shkruan Kaçi, i cili gjithçka e ka të arritur falë ndihmës së familjes, miqve që i janë kthyer shpesh në sponsorë dhe sot i gëzohen njëlloj arritjeve të 19-vjeçarit. Nga shteti ynë, … asgjë!

https://www.facebook.com/PredatorCues/photos/a.208279146418/10156708553551419/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *