Historia e Zion Shaver, mundja me… jetën!

0
zion0018 Massillon, Ohio 1/30/2016 Zion waits on the mat for his opponent during a match at Massillon Washington high school. As a child Zion read the book "No Excuses" by Kyle Maynard a congenital amputation who was a wrestler and has gone on to become a motivational speaker, author, entrepreneur and most recently became the first man to crawl on his own to the summit of Mt. Kilimanjaro, the highest mountain in Africa. I've kinda modeled myself after him. he's the type of man i want to be like.

Përpara fjalëve të tij dhe imazheve për të treguar, në adresën e ESPN, historinë e Zion Shaver, Majkëll F.MekElroi ka përdorur një citim nga biseda me veten e Marko Aurelios, perandori roman dhe filozof stoik. Kjo është fjalia: “Arti për të jetuar i ngjan më shumë artit të luftës se sa atij të kërcimit, për faktin se duhet të ruhesh dhe të qëndrosh në këmbë edhe kundër goditjeve që vijnë ndaj nesh papritur”. Eshtë një fjali e bukur. Sidoqoftë, ndoshta duket filozofike dhe sipërfaqësore, për ata që s’kanë provuar hakërrimin e fatit…  Mjafton të njihesh me historinë e Shaverit, për të menduar më shumë për jetën dhe për të medituar, ndoshta duke i thënë vetes “jam me fat”. Kur i thanë se fëmija që sapo kishte lindur kishte sindromën e regresionit kaudal, pra ishte pa këmbë, nëna e dha në adoptim – dhe nuk u duk më. Nga viti 1997, kur lindi, Zion ka kaluar nga njëra dorë në tjetrën, duke jetuar në familje të ndryshme madje edhe për një muaj, por kurrë për vite. Ka ndërruar shtëpi dhe shkolla, shkolla dhe shtëpi, sikur të ishte një lebros dhe sikur askush të mos e donte. Goditjet që i famshmi Marko Aurelio përmendte i erdhën në mënyrë të papritur dhe vazhdimisht.

Shaver1

I dënuar menjëherë në karrige me rrota (sëmundja i ndalon çdo mundësi për të vënë protezë), Shaver sidoqoftë ka gjetur disa pika fikse. i pari ishte Kimberli Haukins, një e punësuar në shërbimet sociale në Kolumbus: praktika “Zion” i kaloi në duar dhjetra herë, deri sa, dy vjet më parë, vendosi ta adoptonte përfundimisht. E dyta është lufta, që nisi për të, praktikisht që në fillore dhe kurrë nuk rreshti: “Sporti ndryshoi jetën time në atë pikë që, kur më vihet përpara një pengesë, përpiqem që ta kaloj dhe të vazhdoj përpara”, ka thënë. Pasi mbërriti në të mesme, Zion gjetu një tjetër “spirancë ankorimi”, diçka të ngjashme me një figurë atërore, Gil Donahue, trajneri i skuadrës së mundjes në Washington High School të Masilonit, një qytezë 80 km larg Klivelend.

zion0079 Zion would face some of his toughest matchup at the 2016 districts at Mentor High school in Northeast Ohio. Zion says one of the things that motivates him the most is peoples preconceived ideas about him and what he cant do. " It pushes me to try harder and show them that my condition doesnt hold me back"

Bashkë janë përpjekur që të kuptojnë se çfarë mund të bënte Zioni ose jo. Kanë punuar tek teknika dhe forca (tani peshon 40 kilogram). “Në fund, doli stili i mundjes”, tha trajneri. “U përpoqëm që të përfitonimnga pikat e forcës, nga teknika që përshtaten tek kondicioni i tij. Stërvitja e tij më ndryshoi mua ashtu si atë vetë. Të kesh të bësh me të është vështirë që të kalosh në humor të keq. Kurrë s’më ka ndodhur. Ai sheh çdo gjë me optimizëm dhe kjo të bën për vete”.

Ndërsa niste me bazat e sportit, Dnahue i ka vendosur në dorë “Asnjë justifikim” (No Excuses) të Kejl Mainard. i lindur me prerjen e detyruar të katër gjymtyrëve, Mainard ka luajtur futboll dhe praktikuar mundjen që fëmijë. Ka shkruar një autobiografi të tijën në 2005, në moshën 19-vjeç, që ka qenë në vend të 12-të të best-seller sipas renditjes së “Neë York Times”. Ka ngritur një palestër, u bë orator motivues dhe, katër vjet më parë, ishte i pari me aftësi të kufizuara me karakteristikat e tij që u ngjit pa proteza malin e Kilimanxharos, 5.884 metra në dhjetë ditë. “Eshtë modeli im”, vendosi Shaver. “Njeriu që dua të jem”.

Shaver3

Më në fund, kur mbërriti në lice, Zion u bë pjesë e skuadrës “Tigers”, ajo e Uashingtonit. Nisi të konkurronte në nivel shteti me të njëjtat rregulla të të tjerëve, përveç njerës. Donahue i ka shkruar një letër Ohio State Athletic Association, enti rregullator dhe ligjvënës i sporteve liceore, duke i kërkuar që t’i jepej leja të niste mundjen nga një pozicion neutral, sepse të tjerat lehtësonin kundërshtarët, duke i lejuar ata që ta vendosnin lehtësisht me shpinë. Kërkesa u pranua dhe rezultatet janë të dushme.Këtë vit, si sendor, nisi me një rekord prej 20 fitoresh dhe 4 humbjesh, në kategorinë e 48 kg, më e lehta. Mbërriti në finalet e distriktit, shkalla e fundit përpara kampionatit shtetëror, por u ndal në çerekfinale, duke e mbyllur sezonin 33-15. Publiku e celebroi humbjen e tij me një ngritje në këmbë dhe ovacione pa fund. Shaver e fitoi betejën, i ka mbetur lufta tashmë…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here