Historia e veçantë e “xhelatit” të Luftëtarit, si shkoi nga Skënderbeu në Letoni

Luftëtari u shpartallua dje në Letoni, duke pësuar 5 gola që në pjesën e parë nga Ventspils. Përveç rezultatit të turpshëm 5-0, ajo që ra në sy ishte se 4 nga golat e ekipit letonez i shënoi një djalosh 19-vjecar, Adeleke Akiniemi.

Bëhet fjalë për një sulmues nigerian, që në gusht do të mbushë 20 vjeç dhe që në mars të vitit 2017 firmosi për Ventspils. Që atëherë, 18 gola në 36 ndeshje kampionati në Letoni, 7 gola në 7 ndeshje kupe, 4 gola në 2 ndeshje në Europa League.

E qartë, një talent i madh, që të kujton një djalosh tjetër që ne e njohim më mirë, Piter Olajinkën. E përbashkëta e tyre? Të dy kanë kaluar nga Skënderbeu.

Po, edhe Akiniemi ka qenë pjesë e Skënderbeut, sepse erdhi nga Qiproja veriore (luante për Serdarli GB) te klubi korçar në vitin 2015, por duke mos pasur vend, u huazua te Trepça ’89.

Aty sulmuesi spikati, por më pas historia bëhet e turbullt: Akiniemi u largua, nuk dihet ku, derisa firmosi për Ventspils.

Në Qipron turke ishte i datëlindjes 1997, tani rezulton i datëlindjes 1998, nuk dihet qartë kush është e vërteta, por mbetet pikëpyetja pse Skënderbeu humbi një sulmues me të dhëna fantastike. Zakonisht në Korçë nuk i lëshojnë kaq lehtë talentet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *