Historia e turpshme, Mema evidenton problemet te moshat!

“Më pëlqen nisma, sepse ndihem mirë, pasi ka 2-3 vite që po merrem me sistemin e të rinjve. Ky prioritet është pozitiv, pasi shoh që e gjithë bota, që dashuron futbollin, edhe te ne, në Shqipëri, është e madhe”. Kështu ka nisur diskutimin Sulejman Mema, që kryesisht këto vite ka qenë “mentor” i futbollit të moshave në Shqipëri dhe Akademive, tashmë te Tirana. Ai ndalet edhe te problematikat: “Kategoria e Parë e Moshave, pra U-17 dhe U-19 është disiplinuar shumë. Sa i përket pjesës diletante, sigurisht mungon rregulli më i fortë. i kam prekur vetë ato probleme. Lejimi i aktivizimit të fëmijëve në një moshë më të madhe se sa kundërshtari.

Në Kamëz, që infrastruktura është moderne, zhvillojnë ndeshje dy skuadra dhe dy trajnerë që nuk i njihja. Pashë që një portier, 13-vjeçar, godiste topin më fort se sa Berisha, teksa kundërshtarët nuk i shënonin dot gol. Mbaroi ndeshja dhe trajneri më jep dorën. i thashë “sa vjeç e ke atë portierin?”. Ma kthehu “çfarë të duhet ty, portierin tim sheh ti, shiko ato të pestë kundërshtarët në moshë”. Ia ktheva: “je dy herë gabim, e para ke aktivizuar një portier më të madh në moshë, e dyta nuk ke pse bëhesh spiun”.

Pra, ky ishte një shembull, por ka shumë të tillë. Kjo sjell pasoja negative të fëmija dhe i riu që kemi. i pari, dëmtimet. Pasi, ai që është më i rritur, dëmton atë më të voglin, madje ndonjëherë edhe seriozisht, duke i prerë ëndrrat. Këto trajnerë që shkelin rregulloren, futen te mashtruesit. Duhet të dënohen maksimalisht. Nëse nuk je edukator i mirë, nuk mund të stërvitësh dhe rritësh një fëmijë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *