Historia e thërret në “Premier League”, kartoni i Rashicës vlen më shumë se të gjithë

Milot Rashica është duke përsëritur sukseset e sezonit të shkuar, ndërsa edhe në javën e fundit ishte heroi i Ëerderit në atë fitore me rezultatin 2-3 ndaj Ëolfsburgut. Dopieta erdhi nga sulmuesi shqiptar, që vendosi edhe fatin e një tjetër takimi në “Bundesligë”.

“Bild” shkruan se me këtë lloj ecurie, kartoni i Rashicës do të shkojë në 50 milionë euro, që është më shumë se çdo lojtar tjetër shqiptar. Enigma e vetme është nëse do të largohet në janar apo në qershor nga Ëerderi. Gjithsesi, historia e së shkuarës duke parë rastet e lojtarëve të tjerë, tregon se futbollistët që spikasin shumë në “Bundesligë” e kanë gjithmonë shtëpinë e tyre të re në të njëjtin vend, “Premier League”. Madje edhe Rashica ka pasur oferta prej këtej, një kampionat që është shumë i fortë dhe ku lojtarët me origjinë shqiptare numërohen me gishtat e dorës. /Sport Ekspres/