Historia e Lingard, “Diamanti” i fundit që Ferguson i la Junajtid

0

Sulmuesi i Mançester Junajtid, Xhesi Lingard është një nga lojtarët e pakët te “Djajtë e Kuq” që e ka kaluar gjithë karrierën e tij në “Old Trafford”. Lingard është zbulimi i fundit i Ferguson dhe këtë status, sulmuesi e ka mbrojtur mjaft mirë.

Lingard me fanellën e Junajtid

Titullar i padiskutueshëm dhe në stol nuk e la as Mojes, as Gigs, as Van Gal dhe as Murinjo. Kjo gjë duhet të tregojë shumë sa i takon cilësisë së 26-vjeçarit, i cili ka një “jetë” që luan me Junajtid. Lingard është titullar dhe të kombëtarja e Anglisë, të cilën e çoi deri në gjysmëfinalen e botërorit “Rusi 2018”.

Legjenda e “Djajve të Kuq”, Aleks Ferguson ka arritur gjithçka te Junajtid dhe ka bërë që klubi anglez të njihet në të gjithë botën, falë sukseseve që ka arritur. Edhe talentet që ka promovuar nga akademia janë të shumtë, por Lingard mund të jetë emri më i suksesshëm.

Lingard gjatë rrëfimit të tij

Vetë sulmuesi 26-vjeçar ka pranuar se Ferguson ka qenë si një baba për të, por pavarësisht këtij fakti, dridhej gjithmonë kur e takonte. “Po, e kisha frikë, pavarësisht se kisha një jetë që e njihja. Kur më shikonte në sy, ulja kokën”,- tha fillimisht Lingard.

Në një intervistë të gjatë, lojtari i Mançester Junajtid ka treguar hapat e tij të parë, debutimin me Junajtid, arritjet me këtë skuadër dhe planet për të ardhmen. Në të gjitha fjalët e tij, nuk mungonte Ferguson, njeriu që edhe sot nuk ngurron ta falënderojë.

Fotografia e Lingard me Ferguson, shumë vite më parë

“Isha thjesht një fëmijë kur e takova për herë të parë. Nuk e harroj asnjëherë atë moment. Kisha frikë t’i kërkoja të bënim një foto, por prindërit e mi ia kërkuan dhe që nga ajo ditë, ajo fotografi mban një vend shumë të veçantë në zemrën time. Pa Ferguson, nuk do të isha këtu. Më rriti si lojtar dhe si njeri. Kam kaluar vite të paharrueshme me të dhe dua t’i uroj një pension sa më të mbarë”,- u shpreh Lingard.

VERONIK ISTREFAJ

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.