Historia e Firminos, yllit të Liverpulit që ish-portieri i Vllaznisë e zbuloi nga videoloja e famshme

0

Ndonjëherë realiteti është më i pabesueshëm se fantazia dhe futbolli ka plot histori absurde, që duken sikur kanë dalë nga filmat fantastiko-shkencorë.

Një histori e tillë është ajo e disa vite më vonë erdhi ngjitja në Bundesligë dhe tashmë skuadra e drejtuar nga një “fëmijë” si 30-vjeçari Julian Nagelsman luan në fazën play-off në Chamapions League.

E pabesueshme është edhe që një ndër lojtarët më të mëdhenj në historinë e Hofenhajmit u zbulua me anë të një videoloje (“Football Manager”) dhe tani luan te Liverpuli, rivali i Hofenhajmit në Champions League sot.

Bëhet fjalë për brazilianin Roberto Firmino, 25-vjeçari i cili ka një histori për film. Tani anëtar i kombëtares së Brazilit, Firmino e nisi karrierën me Clube de Regatas Brasil, ndërsa më pas nuk e pëlqyen te Sao Paulo, ndaj shkoi te Figueirense. Gjithçka normale, por karriera dhe jeta e tij ndryshuan pikërisht nga një videolojë e famshme, ‘Football Manager’, që në databazën e saj ka mbi 1.300 lojtarë nga 51 vende dhe ua përditëson statistikat çdo sezon.

Në krye të ekipit të zbuluesve të talenteve të Hofenhajmit është Luc Fanenshtil. E mbani mend? Me siguri vetëm shkodranët ia mbajnë mend emrin gjermanit, i cili në sezonin 2006-07 luajti pak muaj titullar në Shkodër. Ka luajtur në mbi 20 klube dhe ka një rekord botëror pa precedent: Fanenshtil është i vetmi futbollist në histori i cili ka luajtur në të gjitha kontinentet!

Tani Fanenshtil kujton si zbuloi Firminon: “Ia dinim emrin nga videoloja dhe një nga vëzhguesit tanë vuri re se Firmino po përmirësohej ndjeshëm te loja. Si për shaka, vendosëm ta vëzhgonim në Brazil, pamë nga afër atë që pretendonte videoloja dhe u bindëm që Firmino vlente si lojtar”.

Në vitin 2009 Firmino nuk kishte luajtur fare, ndërsa në vitin 2010 shënoi 8 gola në 36 ndeshje për Figueirense-n në Serinë B braziliane.

Fanenshtili guxoi: “Ishte një bast i rrezikshëm. Nëse paguan 4 milionë euro për një djalosh 17-18 vjeç, që luante në kategorinë e dytë, njerëzit mendojnë që duhet të luajë menjëherë në formacion, sepse duhet të jetë vërtet i mirë. Na kritikuan shumë, na thanë që paguam një shifër shumë të madhe për një futbollist që nuk ka bërë ende asgjë në karrierë”.

Basti rezultoi fitues: Firmino shpërtheu menjëherë dhe në sezonin 2013/14 u zgjodh zbulimi i sezonit në Bundesligë. Tek Hofenhajmi Firmino ka luajtur 140 ndeshje, i katëri në listën e lojtarëve me më shumë ndeshje në Bundesligë tek Hofenhajmi, ndërsa shënoi 38 gola e dha 29 asiste, pas emrave si Salihoviç e Ibisheviç.

Aty ku Firmino nuk ka rival është çmimi i shitjes, 42 milionë euro te Liverpuli, rekord për klubin gjerman. “E shitëm në vitin 2015 për 42 milionë plus bonuse, ndaj mendoj se bëmë mirë. Pa dyshim, ishte një zbulim i mirë”, thotë Fanenshtil.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here