Historia e dhimbshme e Joviç, kjo deklaratë tregon shumë për serbin

Njeriu gjatë jetës përballet me shumë beteja, por ajo me jetën është më e vështira. Luka Joviç na tregon një të tillë, e cila ka motivuar atë dhe mund të na japë forcë edhe ne të luftojmë me çdo gjë që na del para.

Kur ishte rreth 10 vjeç dhe stërvitej me Partizanin e Beogradit, motra e tij e madhe u diagnostikua me leuçemi. Një sëmundje e vështirë, që do regjim tepër të madh dhe kujdes rigoroz nga të afërmit dhe mjekët.
Pikërisht kjo periudhë është një prej shkaqeve që Luka Joviç është ky person sot. Ishte një kohë e gjatë, kur mamaja jetonte dhe kujdesej për motren dhe babai me gjyshin për Lukën. Ai ka lindur në një qytezë të quajtur Batar.

Pas disa kohësh djaloshit i vjen lajmi se motra është shëruar. Triumfi i saj ndaj sëmundjes e motivoi 21-vjeçarin dhe e bëri të besojë se edhe ai mund t’ja dalë. Prej atje u tranferua te Benfika e më pas në Ajntraht e sot në majë, te Reali i Madridit.

“Kur isha 10 vjeç, motra e madhe u sëmur. Ky ishte momenti që shënjoi jetën tonë. Mjekët zbuluan se ajo kishte leuçemi. Rendi spitaleve për një kohë të gjatë. Nënës sime iu desh të linte menaxhimin e supermarketit për t’u kujdesur për të. Për një vit të tërë familja jonë u nda. Unë jetoja me babin dhe gjyshin, ku mu desh të trajnohesha me Partizanin e Beogradit. Mamaja qëndroi me motrën. Ishte një kohë shumë e vështirë. Më kujtohet momenti kur po shkoja në shtëpi pas një ndeshje. Babai im u ndal të bisedonte me kushuririn dhe xhaxhain. Arrita të kuptoj se do të organizohej një festë e madhe. Shkuam në shtëpi dhe kujtoj se motra kishte veshur një kapele letre si të ishte ditëlindja e saj. Na thanë se ishte shëruar. Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme. Kur motra mundi sëmundjen e saj, me ‘ndezi’ edhe mua për të pasur sukses. Doja të triumfoja si ajo”, u shpreh Joviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *