Historia e çmendur e mbrojtësit argjentinas, me gjilpërë në dorë në fushë

0

Një futbollist argjentinas ka habitur botën, duke rrëfyer se ka përdorur një gjilpërë për të shpuar kundërshtarët, gjatë një ndeshjeje kupe.

Futbollisti quhet Federiko Alende dhe luan me klubin Pasifiko nga General Alvear, në Provincën e Mendozas.

Para 5 ditësh Pasifiko habiti gjithë Argjentinën, sepse fitoi 3-2 në ndaj Estudiantesit të famshëm të La Platas, një kualifikim i bujshëm, duke parë diferencat e mëdha mes dy klubeve.

Tani mbrojtësi pranon se ka mbajtur age në parakalçot e tij, duke thënë: “I ngacmoja sulmuesit e Estudiantesit duke i pickuar me age. E dimë që lojtarët e Primeras nuk e kanë qejf kontaktin, nuk duan të vonojnë lojën, apo të luhet lojë e pistë. Pikërisht këtë bëmë, sepse futbolli është i tillë, fiton më i zgjuari.

“Sulmuesi i Estudiantesit, Huan Otero, e pësoi më shpesh dhe me siguri më urren, por bëra atë që duhej të bëja, të luaja në mënyrë të pistë, sepse ndryshe nuk kishim shanse të fitonim”.

Sipas BBC, një nga aget e përdorura nga Alende u thye, ndërsa Otero u shpua 4 herë gjatë ndeshjes, por arbitri nuk e besoi kur sulmuesi u ankua.

Pikëpyetja më e madhe është: po ky mbrojtës, kaq idiot është, që rrëfehet dhe mburret sikur ka bërë ndonjë gjë të bukur?

Edhe klubi i tij, Pasifiko, kur ka dëgjuar rrëfimin e tij skandaloz, është tërbuar, aq sa presidenti Hektor Monkada ka turfulluar: “Do ta përzë nga skuadra, ç’është kjo histori skandaloze? Na hodhi poshtë gjithë djersën e derdhur!”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here