Historia e Brodis, të vetmit lojtar-trajner që ka shitur veten në futbollin anglez

Si do vepronit nëse do të ishit president i një klub futbolli në një gjendje të keqe financiare dhe do ju duhej të kursenit paratë për të mos falimentuar? Ndoshta do te vendosnit yllin e skuadrës tuaj në rolin e trajnerit.

Çfarë do të bënit nëse do ishit njëkohësisht futbollist dhe trajner i një klubi në një gjendje shumë të keqe financiare, në prag falimentimi?

E thjeshtë, do të shisnit veten tuaj! Kështu ka ndodhur në Angli, në mesin e shekullit të shkuar dhe historia është vërtet e veçantë, sepse bëhet fjalë për një futbollist që ka goxha CV, duke luajtur edhe me kombëtaren angleze.

In 1949, Broadis became the only manager in Football League history to sell himself, joining Sunderland for £18,000

Në vitin 1949, pak pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Karlajl Junajtid vendosi  futbollistin e vet më të talentuar, Ajvër Brodis në rolin e trajnerit (batuta e tij: “Kur bëja formacionin, vendosja emrin tim të parin”).

Tre vite më vonë, kur gjendja financiare filloi te përkeqësohej së tepërmi, Sandërlendi i dërgoi një ofertë Karlajlit. Sandërlendi do të paguante 18.000 sterlina për të marrë shërbimet e sulmuesit qendror: futbollisti-trajner këtë e pa si një shans të mirë për të arkëtuar një shumë të majme për klubin e vet dhe për ta shpëtuar atë nga falimentimi.

Kështu, ai shiti veten te Sandërlendi, për të shpëtuar klubin e tij të zemrës e për të luajtur më pas me 5 skuadra të ndryshme të Premier Ligës angleze. Jo vetëm kaq, sepse Brodis u bë futbollisti i parë i Anglisë që shënon dy gola në një ndeshje të Kupës së Botës.

Ishte viti 1954, dhe Brodis, i cili është ende gjallë (rekord edhe ky, asnjë lojtar i kombëtares angleze nga ata që janë gjallë nuk është më i moshuar se ai), kujton: “Ishte viti 1954, Kupa e Botës. Luanim kundër Belgjikës dhe shënova 2 gola, por përfundoi 4-4. Në çerekfinale na mundi Uruguai, edhe pse ishim më të fortë. Finalen e pamë si spektaktorë, atë që mori emrin Beteja e Bernës. E kuptuam se nuk kishim shans kundër Hungarisë apo Gjermanisë Perëndimore, edhe nëse shkonim në finale”.

Broadis' favourite England cap came against Scotland at Hampden Park in front of 130,000 people. He scored in a 4-2 win.

Brodis u kthye pas 9 vitesh te Karlajl, duke  shënuar 87 gola në 250 ndeshje. Ai sot është 96 vjeç dhe do të mbahet mend si futbollisti i madh që jo vetëm ka shënuar dygolëshin e parë anglez në një Kupë Bote, por edhe si futbollisti-trajner i cili shiti veten e vet për të shpëtuar klubin e zemrës.

Përgatiti: Sulejman Velija

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *