Historia e 100 eurove në Shqipëri bëri bujë, Peter Olainka në merkato vlen si…Piateku!

Peter Olainka ka bërë bujë të madhe në këtë sezon, duke arritur që të shënojë ndaj Interit në “Champions League”. Kjo i dha një vëmendje të veçantë këtij lojtari, por edhe paraqitjet e tjera, sidomos ndaj Barcelonës, nuk kanë kaluar pa vëmendje.

Në ditët e fundit ka bërë shumë bujë në mediat historia e dikurshme e Olainkës, ku në mes të një gjendje jo të mirë ekonomike, mbërriti në acarin e ftohtë të Shqipërisë. Gjithashtu edhe pagesa që merrte fillimisht nuk ishte e konsiderueshme, pasi nuk i kalonte 100 eurot. Por me përkushtimin e madh, ia doli dhe sot ka arritur atje ku ndoshta edhe vetë ëndrra e lojtarit nuk ka shkuar.

Sipas “Transfermarkt”, kartoni i lojtarit kushton 4.5 milionë euro. Por në Çeki janë të bindur se sulmuesi nuk do të lëshohet për më pak sesa trefishi i kësaj vlere të sipëpërmendur. Ndërkohë që vlen të theksohet se është e njëjta shifër thuajse që Milani pagoi për të marrë me bujë Piatekun nga Xhenoa, afërsisht 15 milionë euro, pasi ishte asokohe golashënuesi më i mirë në Seria A. /Sport Ekspres/