Histori suksesi, Enis Bardhi në Primeran spanjolle!

0

E pabesueshme, Enis Bardhi transferohet te Levante në Primera Division në Spanjë!

Një histori suksesi, një shembull për gjithë brezat e rinj, pasi bëhet fjalë për një djalosh që ka sakrifikuar shumë në jetë, luante në fshatrat suedeze, te Prespa Birlik, në vitin 2014.

Në fund të gushtit 2014 shkoi te Ujpeshti hungarez, që i besoi dhe mori një vendim fantastik, që shumë klube ballkanike nuk e marrin dot, për shkak se janë dritëshkurtër dhe nuk i njohin talentet.

Tre sezone tek Ujpeshti, yll absolut në skuadër dhe 12 gola në 29 ndeshje kampionati në sezonin e fundit, duke qenë një mesfushor!

I mrekullueshëm edhe te Maqedonia, duke qenë protagonist i madh në kualifikimin historik të 21-vjeçarëve në Europian, ku shënoi 2 gola.

E pikasi Levante, që sapo është kthyer në Primera. Kontrata e Bardhit mbaronte në vitin 2018, por Levante nuk priti, duke paguar 1.5 milionë euro, për të marrë një supertalent, vtëm 22 vjeç, por me CV prej veterani tashmë. Nën shoqërinë e agjentit të vet Meriton Berisha, Bardhi ka kryer kontrollet mjekësore para firmës, ndërsa Ujpeshti do të mbajë edhe 10% të kartonit në rast rishitjeje me shifra më të larta.

Shqiptari trupvogël, një luftëtar dhe mjeshtër i goditjeve të dënimit, tashmë realizon ëndrrën e jetës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image