Histori shprese/ Doktorët i thanë se nuk do të ecte, 25 vjeçari nga Pogradeci sot eshtë boksier

Një histori mjaft frymëzuese dhe shpresëdhënëse është ajo e Ajet Korcës. Një 25 vjeçar nga qyteti i Pogradecit që lindi me problem të theksuara trupore dhe të gjymtyrëve. Doktorët i thanë prindërve se Ajeti nuk do mund të ecte kurrë, por ai sot ka thyer çdo parashikim mjekësor dhe shkencor.

Ajeti ecënm bget biçikletënm bën çdo ditë stërvitje me një trajnues boksi si dhe është martuar. Padyshim një nga historitë më të bukura që kemi dëgjuar. Në një intervistë për Top Channel, 25 vjeçari tregon gjithë vitet e jetës dhe dëshirën për të jetuar.

“Kur unë linda mjekët i komunikuan familjes sime se do mund të ecja kurrë, megjithatë rastësisht babai im mësoi se në Korçë ishte një doktor që mund të më ndihmonte. E takuam dhe nisëm fizioterapinë intensive e në moshën 13 vjeçare hodha hapat e parë. Ishte e mrekullueshme, nuk më besohej. Më pas njoha dy miq të cilët më hapën dyert e palestrës së tyre dhe aty stërvitem çdo ditë. Kam zhvilluar edhe ndeshje boksi. Unë jam i martuar me Xhulianën e cila ashtu si unë është nga Mokra, ajo nuk flet por ka ditur të më qëndrojë pranë”- thotë në intervistë Ajeti./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *