Histori e gjallë krenarie, Muriqi: Jam lodhur shumë, por ia vlen edhe të japësh shpirtin në fushë

Vedat Muriqi ka një histori të gjallë krenarie. Njeriu që ka përjetuar aq shumë vuajtjen në të kaluarën e tij, duke përjetuar edhe luftën e Kosovës. Karriera nisi ngjitjen me hapa të ngadaltë, për të mbërritur në këtë kulm.

Më i miri te Fenerbaçes, një nga sulmuesit  më të mirë në Turqi, por edhe vendimtar te Kosova. Golin e parë do të realizonte ndaj Çekisë, ndërsa menjëherë pas fitores me rezultatin 2-1, Muriqi është shprehur për “Supersport”:

“Po festojmë tani, por nuk duhet të harrojmë që do të luajmë edhe me Anglinë. E kemi menduar se mund të fitonim dhe ia arritëm. Jam lodhur shumë, por ia vlente që edhe të japësh shpirtin në fushë bashkë me lojtarët e tjerë”, ka thënë Muriqi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *