Hiqet si i sëmurë, tifozi i Tottenham-i nuk shkon në punë pas turpërimit nga Bayerni

Tottenham ka humbur me shifrat 2-7 kundër Bayern-it mbrëmjen që lamë pas. Një rezultat ky që rrallë ndodh në një kompeticion si “Champions League”. Madje ndjenja e turpit te Spursat shtohet akoma edhe më shumë kur humbja vjen në shtëpinë e tyre, para sytë e të gjithë tifozëve që ishin të pranishëm në stadium.

Por kjo ndjenjë turpi nuk është e pranishme vetëm te ekipi, pasi këtë ndjesi e kanë përjetuar edhe mbështetësit e klubit londinez. Madje një prej tyre nuk e kapërdirë dot aq lehtë këtë humbje shokuese, duke refuzuar të shkojë në punë ditën e nesërme nga frika e talljes nga kolegët e tij.

Këtë gjë e ka pranuar për “talkSport”, ku ka treguar se ka njoftuar në punë se ishte sëmurë për të mos u përballur me kolegët e tij, të cilët për fatin e tij të keq janë tifozë të Arsenalit, rivalit më të madh të Tottenham-it.

“Unë punoj me 8 tifozë të Arsenalit! Më është dashur t’i shkruaj menaxherit tim dhe të shtirem si i sëmurë. Kam lënë edhe grupin e W

hatsApp-it”, ka thënë tifozi i Spurs-ave./Sport Ekspres/