“Hiqe fanellën”, plas te Roma mes tifozëve dhe lojtarit!

Festë duhet të ishte, festë ka qenë… Përveç një futbollisti. Po flasim për miqësoren e parë sezonale të Romës në Latina, me 3 mijë tifozë të pranishëm, 9 gola të verdhekuqve dhe asnjë goditje në portë të kundërshtarit. Duartrokitje të tifozëve, por jo për Alesadro Florencin.

Motivi? Për mungesën e firmës së rinovimit në kontratë, të cilën ia ka ofruar drejtori sportiv Monçi. Gjatë ndeshjes Latina-Roma, në fakt, tifozët verdhekuq kanë bërtitur “Hiqe fanellën!” dhe “Florenci 30 dinarë”, në referim me të shkruajturat e shfaqura në qytet.

E megjithatë, rinovimi i mesfushorit është një hap larg, pasi do të kënaqet me 3 mln euro, nga 2,7 që fiton aktualisht. Ai ka pritur një ofertë më të mirë, por Interi nuk ka bërë përpara, duke parë edhe kostot.

Sakaq, do të luajë vendin në formacion me të riun Karsdorp, që sezonin e shkuar mungoi për shkak dëmtimi dhe sot u kthye pas 9 muajsh mungesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *