Hipokrizia e Kyle Walker/ Ditën jep leksione për Covid-19, natën feston në praninë e femrave

Një sjellje hipokrite ka ardhur nga mbrojtësi Kyle Ëalker, që është vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Lojtari i Manchester Cityt para disa ditësh bëri një thirrje për të gjithë qytetarët që të qendronin në shtëpitë e tyre, të repsektonin rregullat e vendosura nga qeveria dhe të shmangnin kontaktet me të tjerët. Por fatkeqësisht për futbollistin anglez fjalët nuk përkojnë aspak me veprimet, teksa vetëm një natë përpara se të përcillte mesazhin, Ëalker organizoi një festë në apartamentin e tij, ku ftoi dy vajza për të kryer marrëdhënie seksuale, ndërsa i pranishëm ishte edhe një miku i tij.

Është pikërisht njëra prej eskortave që e ka zbuluar këtë gjë, ndërsa ka treguar se lojtari ishte përpjekur ta mbante të fshehtë identitetin e tij në fillim. Megjithatë ishte miku i tij që do të zbulonte se Ëalker ishte një futbollist i njohur. Pas daljes në skenë të së gjithë kësaj historie, mbrojtësi anglez ka kërkuar falje për veprimin e tij, duke theksuar se i vjen keq që i zhgënjeu të gjithë dhe se nuk i shkon për shtat një sjellje e tillë një futbollisti, i cili duhet të jetë një model për tu ndjekur. Ndërkohë reagimi nuk ka munduar as nga klubi i Manchester Cityt, që bën me dije se do të marrë masat e nevojshme pas këtij gjesti të lojtarit të tyre./Sport Ekspres/