“Hileqari” Shkëlzen Gashi, çfarë goli befasues!

Shkëlzen Gashi nuk shënonte gol prej pesë muajsh me Koloradon dhe në orët e para të ditës së sotme ka arritur të realizojë, por në fund ka dalë i mposhtur.

Kolumbus Kru ka realizuar dy herë, fillimisht me Zardes. Gashi në të 26’ barazoi shifrat, për të shkuar te goli i Higuain në pjesën e dytë. Disfatë për Kolorado Rapids, që regjistroi humbjen e 17 këtë sezon.

Më keq ka bërë vetëm skuadra e Jahmir Hykës, që dje humbi për të 18-ën herë. Lojtari i kombëtares ishte titullar kundër Los Anxheles në humbjen 2-0 që San Hoze pësoi.

Por goli i shënuar nga Shkëlzen Gashi nuk duhet humbur. Një “hile” e vogël, teksa gjatë një goditje dënimi befasoi portierin kundërshtar që po rregullonte murin mbrojtës. Kundërshtarët protestuan, por goli u konsiderua i vlefshëm.

https://www.facebook.com/coloradorapids/videos/291585024904851/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *