Hije skandali në boks, “WADA” pezulloi testimin e Kanelos

0

 

Saul “Kanelo” Alvarez shkroi historinë e boksit, teksa mundi në muajin shtator kazakun Genadi Golovkin, që deri vinte në duelin ndaj meksikanit me një rekord të pamposhtur me 38 fitore e një barazim, si dhe me tituj kampion bote.

Vendimi i gjyqtarëve u shoqërua me polemika, pasi shumë vetë e konsideruan Golovkinin si fituesin e vërtetë të duelit. Për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar promotori i kazakut, i cili ditën e sotme zbuloi se “Shoqata Vullnetare e Anti-Dopingut” kreu një lëvizje të paprecedentë, duke anuluar një test dopingut të programuar për meksikanin menjëherë pas duelit me boksierin kazak.

Kanelo në të shkuarën është pezulluar me 6 muaj për përdorimin e  substancës “clenbuterol”, dënim që ai e justifikon me faktin se nuk ishte i vetëdijshëm për paligjshmërinë e saj. Sipas shumë analistëve boksi mund të renditet në vendet e para përsa i përket nivelit të korrupsionit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.