Higuain zgjohet në momentin e duhur: Ky është futbolli

Gonzalo Higuain shënoi sot ndaj Interit një gol që mund të vlejë titullin dhe është zgjuar në momentin më të përshtatshëm të mundshëm. Ishte goli i parë pas 716 minutash futboll për argjentinasin, që nuk kishte regjistruar kurrë një thatësirë të tillë, që kur është transferuar në Itali.

“Ky është futbolli, ndeshjen e shkuar e humbëm në minutën e fundit, këtë radhë shënuam ne në fund. Ky është titulli i shtatë kampion, diçka e jashtëzakonshme, do të luftojmë deri në fund. Kanë mbetur edhe 3 ndeshje, përveç kupës, fitorja e sotme ishte thelbësore për skuadrën. Interi luajti një ndeshje të madhe, Ikardi është lojtar super, shënoi një gol të shkëlqyer, por ndikoi shumë të luajturit me 10 lojtarë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *