Higuain “vrasës” i Napolit, Juventusi tregon pse mbretëron prej vitesh

Nuk duhej të luante fare, për një dëmtim në dorë, por Gonzalo Higuain u fut dhe vendosi fatet e superndeshjes së Serisë A, me Juventusin që fitoi 1-0 në Napoli.

Ishte shansi i artë i Napolit për të marrë arratinë, ndodhi e kundërta, Juventusi tregoi se mbetet skuadra më e fortë në Itali, në çdo drejtim.

Në minutën e 13-të të ndeshjes bardhezinjtë u nisën me shpejtësi në sulm, Dibala për Higuain dhe argjentinasi nuk fali. Goli i pestë në 5 ndeshjes si kundërshtar, për atë që ishte idhulli i Napolit deri para pak kohësh.

Më pas, vetëm zotërim topi e presion shterpë nga Napoli, që nuk doli dot në lojën e vet, ndoshta edhe për faktin se nuk e priste të pësonte gol aq shpejt.

Edhe në pjesën e dytë e njëjta tablo, me Napolin që u mundua më kot, sepse Juventusi u mbrojt me kujdes dhe krijoi raste në kundërsulm. Fitore e artë, nga ato që ndryshojnë sezonin, por Juventusi mbetet pas Napolit në renditje dhe tashmë kreun e Serisë A mund ta marrë Interi, që të dielën pret Kievon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *