Higuain: Unë flas në fushë. Pas golit, kërkoja De Laurentis

0

Gonzalo Higuain është kthyer në armik në Napoli, mbi të gjitha sepse pas largimit të tij presidenti Aurelio De Laurentis e akuzoi si tradhtar dhe që atëherë tifozët e fishkëllejnë dhe ofendojnë sa herë u jepet rasti. Pas golit që i dha Juventusit fitoren në Napoli, argjentinasi deklaroi: “Unë flas në fushë, jo jashtë saj. Festimi? Provova të shihja presidentin De Laurentis në tribunë, por nuk e pashë. Ndoshta u fsheh. Sarri? Ndoshta një ditë do të punojmë së bashku në një skuadër tjetër”.

Mbrëmje magjike për sulmuesin, i cili pak ditë më parë mendohej se nuk do të luante fare për një operacion në dorë. Pipita është i lumtur, pas një jave të ndërlikuar: “Ishte një vendim i vështirë, por vendosëm që të operohesha, pas konsultimit me mjekët dhe me trajnerin”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image