Higuain: Punoj për mbrëmje të tilla, por nuk ka mbaruar

0

“Jam i lumtur, ishte një gjysmëfinale e rëndësishme, që duhej fituar. Tani kemi kampionatin dhe shpresojmë të fitojmë, sepse duam ta mbyllim kampionatin që në derbin ndaj Torinos”.

Gonzalo Higuain ishte protagonisti i madh në Monako, me dy gola që praktikisht sigurojnë finalen e Ligës së Kampioneve, sepse duket e pamundur që Monako të shënojë të paktën 2 gola në Torino, ndaj një Juventusi që gjithë sezonin në Champions ka pësuar vetëm 2 gola.

Higuain nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me Ligën e Kampioneve, por është çliruar: “Puna të shpërblen, unë mundohem gjithnjë të bëj më të mirën, e rëndësishme ishte që të ishim mirë fizikisht e mendërisht. Megjithatë, kujdes, sepse nuk ka mbaruar ende. Tani duam finalen. Unë punoj për mbrëmje të tilla, por e rëndësishme ishte të fitonim pa pësuar gol”, u shpreh argjentinasi për Mediaset Premium.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image