Higuain për një “xhevahir”, ideja e çmendur e merkatos

0

Gonzalo Higuain ka edhe dy vite kontratë me Juventusin dhe argjentinasi kërkon të respektohet, në rast se nuk merr një ofertë nga një klub që lufton për objektiva të rëndësishme. Ai dëshiron të vijojë karrierën në një klub që ka një projekt sportiv serioz, që bardhezinjtë e kanë, por në Torino nuk e kanë në plane.

Roma është një nga klubet e interesuara për të dhe te Juventusi, sikurse raporton Corriere dello Sport, po mendojnë të bëjnë një shkëmbim me verdhekuqtë dhe në marrëveshje të përfshihet një nga mesfushorët më të talentuar, Nikolo Zaniolo.

Ky i fundit ndihet disi i zhgënjyer te Roma, që nga ana tjetër po tenton të rinovojë me të. Mesfushori është ndër më pak të paguarit në skuadër, ndërkohë që klubi kryeqytetas nuk e lëshon pa 60 milionë euro.

Normalisht nuk mund të ketë një shkëmbim kokë më kokë me Higuain. Juventusi duhet të shtojë diçka, krahas sulmuesit që duhet të marrë rrugën për Romë. Bardhezinjtë do të duhet ta bindin argjentinasin, pasi kontrata është kontratë…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.