Higuain në Romë, Milani shpreson te “falja”

Ndeshja kundër Juventusit ishte për t’u harruar për Gonzalo Higuain. Bomberi i Milanit kishte një dëshirë të madhe për t’i shënuar ish-ekipit të tij, sidomos për mënyrën më të cilën e “skarcuan”.

Shansi për t’u “hakmarrë” dhe për të gëzuar tifozët kuqezi i erdhi, por argjentinasi dështoi të shënonte nga pika e penalltisë. Një gjë e tillë e nxori “jashtë loje”, për të dalë realisht me një karton të kuq në minutat e fundit. Dy të verdha rresht, një për ndërhyrje, tjetra për protesta dhe jashtë!

Sulmuesi “shpërtheu” dhe për ta nxjerrë jashtë nuk ishte një mision i thjeshtë. Ai u dënua më 2 ndeshje pezullim, por Milani ka apeluar vendimin.

Gjatë ditës së sotme, Higuain ka mbërritur në Romë, më saktë në Gjykatën Federale të Apelit. Pipita do të shoqërohet nga avokatët e Milanit në Gjykatë, ndërsa do të dëgjohet dhe versioni i arbitrit Maxoleni.

Klubi dhe lojtari shpresojnë në një ulje të dënimit dhe një gjë e tillë është shumë e rëndësishme, duke parë dëmtimet e shumta dhe emergjencën e Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *