Higuain në luftë me kohën, Kutrone i paduruar

0

Milan mori një fitore “in extremis” ndaj Udinezes në transfertë, ndeshjen e fundjavës që lamë pas, ku vendosi goli i Alesio Romanjolit në minutën e 97-të. Fitorja e arritur ishte e treta radhazi për kuqezinjtë në Serinë A, por festa u prish, teksa Higuain la fushën i dëmtuar që në pjesën e parë.

Në prag janë sfidat ndaj Betisit dhe Juventusit , ku “El Pipita” është i domosdoshëm, sidomos në fundjavë ndaj bardhezinjve. Në Europa Ligë, shanset që argjentinasi të grumbullohet janë të pakta dhe synimi i stafit të Milanit është që sulmuesi të jetë i gatshëm për të luajtur ndaj Juventusit.

Në lidhje me dëmtimin e Higuain ka folur dhe partneri i tij në sulm, Patrik Kutrone. Italiani ka thënë për “Sky Sport” se e pret me padurim rikthimin e Higuain dhe se lojtarët e Milanit janë mjaft të bashkuar.

“Entuziazmin tonë e kemi treguar në tre ndeshjet e fundit. Jemi të bashkuar dhe dalim shpesh me njëri-tjetrin për darkë. Higuain? Të gjithë po e presim. Çdokush e di se sa i rëndësishëm është ai për ne. Po pres me padurim të jem përsëri krah tij”, përfundoi 20 vjeçari.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.