Higuain merr vendimin e dhimbshëm: Kritikët të “festojnë”, ja për çfarë ndihem keq!

Gonzalo Higuain ka vendosur ta mbyllë me kombëtaren argjentinase. Sulmuesi i Çelsit i ka dhënë fund aventurës me ekipin “albiceleste”, aty ku ka shënuar 31 gola në 75 ndeshje. Pipita ka bërë publik lajmin për “Fox Sport Argentina”, ndërsa nuk i kursen ironitë për kritikët e shumtë.

VENDIMI – “Cikli im me kombëtaren argjentinase ka marrë fund. Tani dua të shijoj jetën dhe familjen time. Për gëzimin e shumë personave cikli im mori fund. Tani mund të heqin dorë nga shqetësimi nëse jam grumbulluar apo jo dhe le të mendojnë për ata që do të jenë me shpresën që të bëjnë mirë për kombëtaren. Kam folur me Skalonin dhe i ka paraqitur mendimin tim.”

KRITIKAT – “Ajo që bëmë ne ishte e mirë, jo dështim. Dështim do të thotë që të mos arrish objektivat, të mos kualifikohesh në Botëror, të mos luash tre finale, pavarësisht se i ke humbur. Gjithçka ka të bëjë me këndvështrimin se si e sheh.”

DHIMBJA – “Flitet më shumë për golat që kam humbur, sesa për ata që kam shënuar. Kam dhënë gjithmonë maksimumin për kombëtaren. Ata që më kritikojnë janë të njëjtën, të cilët kanë festuar golin tim me Belgjikën.”

RIKTHIMI – “Dyert e rikthimit te Riveri nuk mbyllen kurrë. Për momentin jam i lumtur për eksperiencën që po kaloj, por jam rritur te Riveri dhe kam marrë dashuri të madhe aty.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *