Higuain-Matuidi, Juventusi “arratiset”!

11 fitore radhazi, 24 gola të shënuar dhe 1 i pësuar… Asnjë humbje prej 14 ndeshjesh radhazi dhe në total vetëm 2 barazime në vitin 2018… Juventusi i Masimiliano Alegrit thuajse “vret” kampionatin.

Ndaj Atalantës, ndeshja e prapambetur e kampionatit (u shty nga bora), vjen fitorja e radhës që i jep shkëputjen +4 pikë nga vendi i dytë, pra Napoli i Mauricio Sarrit, i cili tashmë duhet të presë nga ndonjë pengesë e “Zonjës”, që vështirë të ndodhë, duke parë formën.

Me sforcon minimale, bardhezinjtë, edhe pse i kanë dhënë hapësirë dhe menaxhimin e topit Atalantës së Gasperinit, kanë shënuar dy herë, në çdo pjesë.

Në pjesën e parë ishte Higuain ai që ka shfrytëzuar pasimin e artë të Dagllas Kostës, duke depozituar në rrjetë, ndërsa më pas nuk ka dyfishuar. Në pjesën e dytë, Matuidi ka finalizuar, pasi bergamaskët mbetën me dhjetë vetë pas daljes me të kuq të Mançinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *