Higuain “mallkimi” i Milanit, pa “El Pipitën” kuqezinjtë shkëlqejnë

0

Milan mori një fitore me vlera ditën e djeshme në transfertën e Xhenoas, ku vuante mungesën e shumë lojtarëve, sidomos të Romanjolit, Kesit apo Kalabrias, të cilët ishin të pezulluar. Mungesës së tyre iu shtua dhe mos grumbullimi i Gonzalo Higuain, i cili pritet të zyrtarizohet si lojtar i Çelsit në ditët në vijim.

Gjithsesi, pa u zyrtarizuar gjithçka, “El Pipita” mbetet një lojtar i kuqezinjve dhe statistikat që ka Milani pa të në fushë janë fantastike, duke futur këtu që kanë luajtur katër transferta pa Higuain në fushë, si dhe një ndeshje në shtëpi. Bilaci është i tillë: 3 fitore, 2 barazime dhe 0 humbje. 10 gola të shënuar dhe 4 të pësuar.

Higuain u pa si blerja më e goditur e merkatos dhe pritej shumë nga ai, por duket se pa “El Pipitën” në fushë, Milani shkëlqen. Tashmë, me largimin e argjentinasit pritet me interes se kush do ta zëvendësojë dhe se si do të shkojë ecuria e ekipit të Gatuzos.

Ndeshjet e Milanit pa Higuain në fushë
Empoli – Milan 1-1
Sasuolo – Milan 1-4
Lacio – Milan 1-1
Milan – Parma 2-1
Xhenoa – Milan 0-2

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.