Higuain jo vetëm që nuk shënon, por ofendon edhe tifozët

Gonzalo Higuain mund të ketë kushtuar 90 milionë euro, por në ndeshjet e mëdha nuk duket dhe kthehet në një futboll mediokër që vetëm sa shëtit fanellën në fushë. Edhe kundër Barcelonës mbrëmë Higuain ishte një ndër më të dobëtit në fushë, ndërsa në minutën e 87-të e kaloi masën. Duke dalë nga fusha, i zëvendësuar, fishkëllimat e tifozëve e acaruan dhe argjentinasi u tregoi gishtin e mesit.

Një sjellje e palejueshme nga një lojtar i kalibrit të tij, i cili për të 12-tën herë në karrierë nuk shënoi dot në Barcelonë dhe dështoi edhe një herë në provimin e madh Champions League.

Juve e bleu për të fituar në Europë, por Pipita sezonin e shkuar shënoi vetëm 5 gola në Europë: një Lionit, dy Dinamos së Zagrebit dhe dy Monakos. Në finale? U zhduk. Tani rrezikon edhe një pezullim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *