Higuain humbet Napoli-Juve

Të premten luhet supersfida e Serisë A, mes Napolit e Juventusit,  ku mund të vendosen fatet e titullit në Itali.

Do të ishte sfida e veçantë e Gonzalo Higuainit,  armiku i Napolit dhe tifozerisë atje, por argjentinasi nuk do të luajë.

Një frakturë në dorë nuk e lejon të aktivizohet dhe në dyshim është edhe ndeshja e mesjavës se ardhshme në Champions League, kundër Olimpiakosit.

Edhe ndaj Krotones të dielën Higuain luajti me një dorezë mbrojtëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *