Higuain fluturon drejt ishullit, sot takimi final për Piatek

0

Gonzalo Higuain do të vijojë karrierën me ekipin e Çelsit dhe do të udhëtojë sot drejt Londrës për të kryer vizitat mjekësore. Mauricio Sarri insistoi shumë për afrimin e sulmuesit, ndërsa tashmë është gati të nisë punën me të.

Çelsi luan nesër derbin kundër Arsenalit, ndërsa të mërkurën është derbi tjetër kundër Totenhemit në Kupën e Ligës, aty ku Higuain do të debutojë me ekipin e ri. “Blutë e Londrës” kanë arritur akordin me Juventusin, ndërsa Milani ka miratuar këtë transferim.

31-vjeçari do të huazohet deri në fund të sezonit, ndërsa më pas do të rinovojë për një vit tjetër në bazë të prezencave dhe golave të shënuar. Nga ana tjetër, Milani është shumë afër blerjes së Kristof Piatek, i cili ka shënuar 13 gola në kampionat dhe gjashtë në kupë deri në këtë moment me ekipin ligur.

Leonardo po punon prej ditësh për sigurimin e shërbimeve të sulmuesit të Xhenoas. Braziliani është takuar në fshehtësi me presidentin Preciozi, siç raportojnë mediat italiane, ndërsa sot do të ketë takimin vendimtar me drejtorin sportiv Perineti.

23-vjeçari polak do të huazohet te Milani deri në fund të sezonit për t’u blerë në verë për shumën e 40 milionë eurove. Xhenoa ka pranuar këtë marrëveshje, por kërkon që Milani të jetë i detyruara ta blejë Piatekun në fund të sezonit, ndërsa kanë mbetur për t’u përcaktuar dhe pjesa e bonuseve. Të hënën luhet ndeshje Xhenoa-Milan, por sulmuesi nuk do të luajë për shkak të kartonëve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.