Higuain: Faleminderit Xhixhi, të kam një gol borxh!

Sulmuesi argjentinas: Bufon besoi te unë edhe kur nuk shënoja. 30 gola? Do ta provoj

Golat e Higuainit  në “San Siro” janë si ato çokollatat dhuratë, së bashku me një kartolinë të bukur. Në rastin e argjentinasit në njërën nga dy kartolinat e golave ishte shkruajtur shprehja “Faleminderit Xhixhi, faleminderit kapiten”. Nëse Pipita është rikthyer të jetë “Pipita” – me dopietën ndaj Milanit ka shkuar në kuotën e 7 golave sezonalë dhe 101 në Serinë A – meritat janë të tijat dhe janë rrjedhoja e një pune të fortë të bërë nga ai kohët e fundit. Por në psikologjinë e një “bomberi” është thelbësore të ndihesh i çmuar edhe kur nuk shënon. Ja përse Higuain, menjëherë pas shout milanez, ka përqafuar Bufonin dhe më pas e ka falënderuar atë publikisht për frazën e thënë nga Xhixhi pas fitores 6-2 në Udine. “Nuk kemi parë ndeshjen time 24 orë në ditë siç ka thënë Bufon. Por e kam falënderuar Xhixhin për fjalët e bukura, më ka shtyrë të vazhdoj të punoj. Isha i bindur se duke luajtur në atë mënyrë, në fund, do të vinin edhe golat, unë ka mbetur gjithnjë i qetë”.

LISBONA – Tani Gonzalo është rikthyer dhe s’ka ndërmend të ndalet, edhe për të ripaguar besimin e kapitenit Bufon dhe të të gjithë Juventusit, që, edhe në momentin në të cilin porta dukej më e vogël i ka dhënë gjithnjë besim. Në Vinovo ai ka besimin e të gjithëve dhe tashmë objektivi është i qartë. “Do ta provoj edhe këtë vit të shënoj 30 gola”.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *