Higuain drejt Kinës, as Çelsi e as Juventusi nuk e duan

Sulmuesi i Çelsit, Gonzalo Higuain, ka marrë një ofertë faraonike nga Kina. Te Çelsi, nuk ka arritur të bindë, ndërsa Juventusi nuk e ka në plan të mbajë. Higuain, paguhet 220 mijë sterlina në javë, një rrogë që asnjë ekip nuk ka ndërmend t’ia ofrojë.

Megjithatë, klubi kinez,  Hebei Fortune, ka vendosur që t’i bëjë  një ofertë të kënaqshme sulmuesit argjentinas, por pengesë është bërë ky i fundit. Gonzalo Higuain nuk duket ende gati për ta mbyllur me futbollin europian dhe po pret oferta nga klube të ndryshme.

Në rast se Higuain do të vazhdojë në Europë, duhet të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës, çka argjentinasi duket gati ta bëjë diçka të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *