Hidhet shorti i Champions League, një finale e parakohshme na pret

1

Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, aty ku në garë janë Real Madridi kampion në fuqi, Roma befasuese, Liverpuli i Klopit dhe Bajerni i Mynihut. Tre gjigantë të futbollit evropian, që e kanë fituar shumë herë trofeun më të rëndësishëm për klube, si dhe “vogëlushja” Roma, që shkon për herë të dytë në historinë e vet në gjysmëfinale dhe shpreson të habitë sërish botën, pas eliminimit të bujshëm të Barcelonës.

Bajerni i Mynihut do të presë Realin e Madridit, një klasike e futbollit evropian, ndërsa Liverpuli do të presë Romën, si në finalen e vitit 1984, ku Liverpuli fitoi 4-2 me 11-metërsha. Interesant është fakti se dje Roma nxori në shitje biletat për ndeshjen e kthimit më 2 maj në Romë, duke vendosur Liverpulin si kundërshtar. Dora e Andrij Shevçenkos zgjodhi pikërisht Roma-Liverpul me kthim në Romë, e pabesueshme!

CHAMPIONS LEAGUE / GJYSMËFINALE

Bajern Mynih – Real Madrid

Liverpul – Roma

Gjysmëfinalet do të luhen më 24-25 prill dhe 1-2 maj.

Finalja do të luhet në NSC Olimpiyskiy Stadium në Kiev,më 26 maj (fituesi i Bajern Mynih – Real Madriddo konsiderohet finalisti pritës).

You might also like
1 Comment
  1. UEFA=MAFIA says

    Ka gallata UEFA! Ky eshte vetem fillimi. Nuk keni pare asgje akoma.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.