Hidhet shorti i Botërorit “Rusi 2018”, grupet D dhe H më të ndërlikuarit

Në Kremlin të Rusisë është hedhur shorti i Kupës së Botës “Rusi 2018”. Rusia do të hapë Botërorin përballë Arabisë Saudite, ndërkohë që në të njëjtën vazo është Egjipti dhe Uruguai. Në grupin B, Spanja do të sfidojë Portugalinë, ashtu si dhe Danimarkën e Australinë. Në grupin C, duket mjaft e favorizuar Franca, me Perunë, Danimarkën dhe Australinë. Mund të konsiderohet grupi i “ferrit” ai i grupit D me Argjentinën, Kroacinë, Islandën dhe Nigerinë që u shortuan së bashku. Serbia do të sfidojë Brazilin në grupin E, po ashtu dhe Zvicra me koloninë e shqiptarëve e Kosta Rikës që janë në të njëjtin grup.

E favorizuar mund të jetë Gjermani e cila do të luajë përballë Meksikës, Suedisë dhe Koresë së Jugut. Belgjika dhe Anglia do të përballen me Tunizinë dhe Panamanë, në dukje një grup jo shumë i ndërlikuar. Në grupin e fundit, Polonia, Kolumbia, Senegali dhe Japonia do të diskutojnë dy vendet e parë, në një grup mjaft të ekuilibruar.

Grupi A: Rusi, Uruguai, Egjipt,Arabia Saudite.

Grupi B: Portugali, Spanjë, Iran, Marok.

Grupi C:  Francë, Peru, Danimarkë, Australia.

Grupi D: Argjentinë, Kroaci, Islandë, Nigeri.

Grupi E: Brazil, Zvicër, Kosta Rika, Serbi.

Grupi F: Gjermani, Meksikë, Suedi, Koreja e Jugut.

Grupi G: Belgjikë, Angli, Tunizi, Panama.

Grupi H: Poloni, Kolumbi, Senegal, Japonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *