Hidhërimi i Cungut: Dhashë gjithçka së bashku me disa lojtarë, por…

Armando Cungu e bëri realitet atë që mendonre prej kohësh, u largua. U lodh duke bërë Don Kishotin, në një ambient të vështirë, me presion dhe shumë pak profesionalizëm.

Sot Cungu ka nisur një mesazh për mediat, ku sqaron pse u largua, duke mos e fshehur zhgënjimin dhe duke akuzuar, nga drejtues të futbollit shkodran e deri te një pjesë e lojtarëve.

“Përshendetje miq!
Ju baj me dije se me sot tërheq angazhimin tim te skuadra e Vllaznisë (do thosha e zemrës). Vendimin të largohem nga Vllaznia e poqa nga disa rrethana që në gjykimin tim janë përcaktuse!
Në fakt, pranova Vllazninë me deshirën që t’realizosha një ëndërr (e vjet u afruam shumë) por fatkeqësisht, vazhdimisht konstatova se ekzistojnë njerëz dhe struktura të cilat futbollin në Shkodër e përdorin pa përgjegjësin e fisnikërisë të sportdashësit. Personalisht punova me të gjitha aftësitë e mia, me korrektësi dhe sakrificë. S’isha i vetëm: janë edhe një pjesë e sportistave.
Uroj me zemër që ekipi i Vllaznisë të ketë një ecuri pozitive në vazhdim! Shkodra dhe tifozët e mrekullueshëm e meritojnë një Vllazni të suksesshme.

Uroj çdo të mirë!
Armando Cungu”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *