Hëvedez la Shalken pas telefonatës me Lëvin

0

Të gjithë u befasuan kur Shalke 04 zyrtarizoi lajmin se Benedikt Hëvedez nuk do të ishte më kapiten i parë i skuadrës. Duke marrë parasysh dëmtimet dhe faktin se është drejt perëndimit, klubi gjerman e ka anashkaluar kontributin 16-vjeçar të mbrojtësit në Gelzenkirshen.

Gjithsesi, deri para një telefonate me trajnerin e kombëtares, Joakim Lëv, kampioni i botës nuk ka menduar largimin. Kur Lëv, megjithatë, i ka treguar se nuk do ta grumbullonte për dy ndeshjet e fundit, me Republikën Çeke dhe Norvegjinë, mbrojtësi ka ndryshuar mendje dhe ka pranuar ofertën e Juventusit.

Ai synon të luajë shumë në Torino, meqë Leonardo Bonuçi është shitur. Meqë po vjen Botërori, ai e sheh “Zonjën e Vjetër” si një mundësi të madhe për të rifituar vendin e tij në kombëtare.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here