Hetimi i UEFA-s, klubi i madh rrezikon përjashtimin nga Champions!

0

Një klub i madh mund të përjashtohet nga pjesëmarrja në Champions. Siç citon “Football Leaks”, UEFA po përmbyll një hetim dhe mund të marrë masa drastike ndaj Mançester Sitit.

Gjithçka ka të bëjë me aspektin financiar dhe nëse gjenden prova të shkeljeve dhe anashkalim i rregullave të fair-play financiar, atëherë qeveria e futbollit europian mund të përjashtojë ekipin anglez nga çdo kompeticion europian, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Në vitin 2014 drejtuesit e Sitit kishin kryer manovra për të shmangur FFP (fair-play financiar), për të shmangur përjashtimin nga kupat europiane. Rezultatet e hetimit do të dalin së shpejti dhe klubi e tifozët e “qytetarëve” do të marrin vesh masat e ndërmarra.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.