Hetimet për doping, Kris From jashtë Turit të Francës

Organizatorët e Turit të Francës kanë vendosur të dënojnë Kris From, duke mos e lejuar të marrë pjesë në edicionin e këtij viti. Çiklisti britanik do të synonte triumfin e pestë historik në garën më prestigjoze të çiklizmit.

From është lejuar të marrë pjesë në garat e tjera ndërkombëtare, pavarësisht se gjatë Vueltas së Spanjës në analizat anti-doping rezultoi me nivele mbi normalen të substancës Salbutamol.

Hetimi për kampionin 33-vjeçar nisi në shtator të 2017-ës dhe mbetet i hapur. Sipas gazetës “Le Monde” drejtuesit e skuadrës Sky duhet ta apelojnë me sukses dënimin, për të bërë të mundur që From garojë.

Megjithatë, bazuar në nenin 28 të rregullores, organizatorët kanë të drejtën të përjashtojnë çdo skuadër apo çiklist nga Turi i Francës, që cilësohet se mund të prishë mazhin e garës. Goditja më e madhe për sportin e çiklizmit dhe për Turin e Francës ishte konfirmimi se 7-herë kampioni radhazi, Lens Armstrong kishte përdorur substanca të ndaluara gjatë dominimit nga viti 1999 deri më 2005.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *