Hese Rodrigez e thotë troç: Te Reali më harruan të gjithë

Karriera e Hese Rodrigez ka një pësuar një rënie të frikshme gjatë dy viteve të fundit. Kalimi te PSG-ja nuk shkoi siç ai e priste. 25-vjeçari kaloi shumë momente të vështira, një ndër to dhe diagnostikimi  i djalit të tij me një sëmundje të pashërueshme, dhe ishte krejt normale që futbolli të mbetej në plan të dytë.

Së fundmi, spanjolli dha një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, ku foli për ecurinë e karrierës së tij dhe lëshoi disa deklarata shumë të forta ndaj shokëve të ekipit, që sipas tij nuk u kujtuan më për të.

“Kur largohesh nga një klub kupton shumë gjëra. Por, nuk e them këtë si një kritikë, çdokujt i lejohet të bëjë ç’të dojë. Kujtoja se kisha fituar shokë të vërtetë te Real Madrid, por kam qenë i gabuar. Nuk ruaj më raporte miqësore me ta, pasi më harruan. Nuk iu përgjigjën asnjë prej mesazheve të mia dhe nuk më pyetën kurrë se si isha në momente të vështira”, tha ish-sulmuesi i “Los Blancos”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *