Herta bën barrikadë, Inter nuk dorëzohet për talentin austriak

Interi po kërkon me ngulm shërbimet e Valentino Lazaro nga Herta e Berlinit. Austriaku është një lojtar, që arrin të mbulojë të gjithë krahun e djathtë nga mbrojtja në sulm, çka tregon se është perfekt për skemën 3-5-2, e preferuar nga Antonio Konte.
Herta e Berlinit e bleu nga Salsburg për 6.5 milionë euro verën e kaluar. Gjermanët kërkojnë të arketojnë sa më shumë nga shërbimet e tij. Inter ofron rreth 17 milionë euro, çmim i konsideruar i ulët nga klubi i Bundesligës. Ata kërkojnë 25 milionë euro për të lënë të lirë austriakun.

Një marrëveshje për 20 milionë euro, me Hertën që mban një përqindje të kartonit, është e mundshme. Lazaro arriti të shënonte në ndeshjen e fundit të kombëtares së tij ndaj Maqedonisë. Këtë vit në kampionat regjistron 3 gola dhe 6 asiste. Duhet të theksojmë se ka pasur më shumë detyra difensive, duke u përdorur si mbrojtës i djathtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *